Artikuj Te Tjere
- Teherani paralajmėron Tiranėn: Ardhja e muxhahedinėve kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare!
- Itali, plagoset nė pritė shqiptari bashkė me gruan e fėmijėn!
- Libri "Historia e Luginės sė Shalės", pritet botimi nė shqip!
- Francė, babi vret fėmijėt e tij me thikė!
- Halim Kosova: Mjekėt do tė shpėrblehen nė bazė tė rezultateve tė punės!
- Grabit me armė pasagjerėt dhe faturinon e linjės Bathore-Zallherr!
Efektet e qumėshtit!
12-09-2012

Qumështi, është i mirë apo i keq? Kjo pyetje, si gjithmonë endet mes dhjetëra ekspertësh, duke përfshirë shkencëtarët, mjekët dhe dietologët, për pijen e konsumuar nga njerëzit e të gjitha moshave.Ndërkaq, një studim i fundit i realizuar nga dietologu i njohur ndërkombëtar, Andrea Ghiselli, ka përmes një shpjegimi shkencor, të gjitha ato teza që flasin mbi qumështin dhe derivatet e tij demonizuese.Ghiselli, themelues i Institutit Kombëtar të Kërkimeve për Ushqimin dhe Ushqyerjen, thotë se qumështi është një element thelbësor në dietën tonë të përditshme, pasi ky është një ushqim i pasur me vitamina dhe kalcium, por edhe proteina, sheqer dhe yndyrna, me përqindje të balancuar përkryer.Pra sipas tij, ushqimi mbetet një ushqim i pazëvendësueshëm dhe se të gjitha teoritë e dala kundër tij mbi dëmet që mund të shkaktojë, janë të pavërteta.Madje edhe mbi pretendimet e tretshmërisë së supozuar si të dobët të qumështit nga një i rritur, ai tha se kjo është një teori pa baza shkencore.Andrea Ghiselli, gjithashtu shkatërron një studim të vitit 1994, i cili pretendonte se produktet e qumështit përmbajnë proteina të kafshëve dhe se këto rritin acidin në gjak, duke shkaktuar në fund, osteoporozën.
Aurora Serani















