Artikuj Te Tjere
- Jahjaga i shpreh ngushėllimet e saj presidentit Obama, pėr katastrofėn nė Oklahoma!
- Stamboll, vijon gjyqi i ēėshtjes Mavi Marmara!
- Nis rehabilitimi i rrugėve dhe rrugicave nė qytetin e Kukėsit!
- Fotot e Grataēelės mė tė lartė nė botė !
- Vihet nė pranga ish-kryeministri, Vano Merabishvili nė Gjeorgji!
- Yahoo konfirmon zyrtarisht se do tė blejė Tumblr pėr 1.1 miliardė dollarė!
Ndikimi i intėrnetit tek moshat e reja, tė mirat dhe tė kėqijat e tij..
13-08-2012

Interneti është bërë një mjet aq i rëndësishëm i jetës tonë të përditshme saqë shumica e njerëzëve nuk mund ta imagjinojnë jetën pa të,ku disa prej tyre shprehen se interneti është bërë si pjestar i familjes.Intërneti është aq i domosdoshëm për të gjithë por edhe aq i dëmshëm për moshat e reja, nën moshën 18 vjeç.Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm rreth pasojave negative të shkëmbimit të informacioneve, veçanarisht adoleshentë,se çfarë rreziku ju kanoset atyre dhe mund të bien preh e problemeve të ndryshme.Por megjithë atë qendrat e internetit janë të vetmet gjëra ku shumica e të rinjëve kalojnë kohën e tyre, pa marrë parasysh anët negative të saj dhe në pamundësi për tu argëtuar në mënyrë tjetër, pasi në qytetin e Mamurrasit mungojnë kënd lojrash, bibloteka e qytetit dhe lulishtja,ku të dalin dhe të kalojnë kohën e lirë.Në pamundësinë e tyre shumë të rinj ose më mirë të themi pjesa më e madhe e mamurrzakëve qëndrojnë me orë të tëra para internetit.
Dezdemona Porja
















